Darvin Ham trajneri i ri i La Lakers

Ndihmës trajneri i Milwaukke Bucks, Darvin Ham ka marrë drejtimin e Lakers.

Që nga 11 prilli i këtij viti që kur Lakers e shkarkuan nga pozita e trajnerit Frank Vogel, ata janë në kërkim të një zëvendësuesi.

E së fundmi u përfol që ndihmës trajneri i Bucks, Darvin ka marrë drejtimin e Los Angeles Lakers.

Konfirmimin që ai ka marrë detyrën e trajnerit e bëri të ditur ylli i skuadrës, LeBron James me anë të një postimi në ‘Twitter’.

“Kaq i entuziazmuar !!!!!!!! Urime dhe mirëseardhje trajneri DHam”, ishin fjalët e James.

Përveç Darvin në listën e ekipit për trajner ishin edhe ndihmësi i Golden State, Kenny Atkinson dhe ish-trajneri i Portland, Terry Stotts.