Lirohet me kusht një tjetër serb i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Urosh Vukashinoviq, i arrestuar një muaj më parë në Leposaviq nën dyshimet se ka sulmuar gazetarët, do të lirohet sot me kusht nga paraburgimi, sipas avokatit të tij Nebojsha Vlajiq.

Vlajiqi kë thënë për KoSSev që klienti i tij do të lirohet sot gjatë ditës pasi të jenë zgjidhur dokumentet lidhur me këtë punë, përcjell Klan Kosova.

“Po, U.V. do të lirohet me kusht sot. Aktualisht jemi duke i zgjidhur dokumentet lidhur me këtë dhe ai do të lirohet gjatë ditës”, ka thënë Vlajiq.

Vukashinoviqi është i katërti nga tetë të arrestuarit e deritanishëm që lirohet me kusht.