Hajredini porosi Ademit: Shprehni keqardhje për Ali Ahmetin që ka vjedhur pasurinë e popullit!

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka njoftuar dje se nga kjo parti janë larguar dy deputetë, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku dhe për vendimin e këtyre të fundit, ai ka shprehur keqardhje.

“Shprehim keqardhjen tonë të thellë për rrugën të cilën e kanë zgjedhur dy deputetët tanë, për arsye se prej mediumeve dje jemi njoftuar se janë përcaktuar për një rrugë tjetër politike”, deklaroi Ademi.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, duke i sugjeruar Ademit që të shprehë keqardhje për “klanin e Ali Ahmetit”.

“Arbër Ademi: Shprehim keqardhje të thellë për rrugën që kanë zgjedhur dy deputetët tanë! U trajtuan me përkëdhelje nga Ali Ahmeti.

Shprehni ju keqardhje të thellë për vete dhe për Ali Ametin me klanin e tij që ka zgjedhur, pasurinë e popullit për ta vjedhur”, ka shkruar Hajredini në Facebook.