Rriten investimet e huaja direkte

Përdorimi real i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në pjesën kontinentale të Kinës në gjysmën e parë të vitin 2023 ra 2.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në 703.65 miliardë juanë (97.55 miliardë dollarë), sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë të mërkurën, shkruan CMG
Gjatë gjashtëmujorit të parë investimet e huaja të drejtpërdrejta në industrinë e teknologjisë së lartë të Kinës dhe në prodhimin e teknologjisë së lartë u rritën përkatësisht 7.9 dhe 28.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar .

Investimet e vendeve të zhvilluara në Kinë vazhduan të shtohen midis janarit dhe qershorit. Investimet e huaja të drejtpërdrejta nga Franca, Britania, Japonia e Gjermania u rritën përkatësisht me 173.3, 135.3, 53 dhe 14.2 për qind në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Ndërkohë, ndërmarrjet e reja me investime të huaja në Kinë arritën në 24 000, me një rritje vjetore 35.7 për qind.
Rritje shënuan edhe tëardhurat fiskale në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 , të cilat u shtuan 13.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në mbi 11.9 trilionë juanë (rreth 1.66 trilion dollarë amerikanë), treguan të mërkurën të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave.

Qeveria qendrore mblodhi afërsisht 5.39 trilionë juanë të ardhura fiskale, 13.1 për qind më shumë në krahasim me gjashtëmujorin e parë vitin e kaluar, ndërsa organet e pushtetit vendor grumbulluan rreth 6.53 trilionë juanë, me një shtim 13.5 për qind.