Liria negative dhe 20 mijë eurot në Gjermani

Korrupsioni dhe nepotizmi po e mbysin talentin individual, nuk po e lënë të zhvillohet, andaj njeriu ri nuk po sheh perspektivë në vend pasi të mbaron shkollimin e lartë dhe po ikë në vendet e Evropës Perëndimore për një jetë më të mirë.

Fatos RUSHITI

Isajah Berlin nj filozof prominent anglez i shekullit të 20-të në njërën nga veprat e tij flet për konceptin e lirisë negative dhe lirisë pozitive. Për të parën, pra lirinë negative, Berlin shprehet se e kemi në rastin kur e ardhmja jonë personale determinohet nga të tjerët duke përmendur aktorë shtetëror dhe jo shtetëror, qoftë si jetesë qoftë si profesion, ndërkaq liri pozitive sipas Berlin do të thotë kur e ardhmja jonë determinohet nga vlerat tona individuale.

Edhe pse kanë kaluar 30 vite qëkur vendi ynë kaloi nga sistemi një partiak në pluralizëm, duket se ende e jetojmë përgjithësisht lirinë negative. Parakusht që të jetojmë lirinë pozitive sidomos në vendet me pak banorë siç është Maqedonia e Veriut, është funksionimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës, me theks të veçantë tek sistemi gjyqësor dhe Administrata Publike. Kjo pasi këto dy segmente filtrojnë “të mirin” dhe “të keqin” në politikë dhe qeverisje deri tek Presidenti. Por pikërisht tek masa e gjerë dominon perceptimi se ende jemi larg ndërtimit të shtetit ligjor.

Për të ilustruar sa më qartë këtë dua të vë theksin tek Investimi i partnerëve tanë perëndimor në Prokurorinë Speciale, pas lidhjes së Marrëveshjes së Përzhinos për zgjidhjen e krizës politike në vend, kur vetëm disa vite më pas kjo prokurori u shua ndërsa bartësen e këtij insticioni e kemi në burg të dënuar për korrupsion. Por ajo që të mërzit më së shumti, është edhe qasja e partisë opozitare shqiptare, Aleanca për shqiptarët, zyrtarë të së cilas dolën të mbajnë një konferencë për shtyp me temë shëndetësinë, pikërisht në ditën kur top-temë ishte arrestimi i Prokurores Speciale Katica Janeva nëpër të gjitha mediat televizive. Ky fakt më së miri e shpreh nivelin e politikëbërjes në Maqedoninë e Veriut, qoftë si pushtet qoftë si opozitë, e me këtë edhe nivelin e qeverisjes me politika publike.

Dihet që Qeveritë veç tjerash formohen për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, kurse tek ne, ndodh një akt sa tragjik aq edhe komik ku ish sekretari i Qeverisë nga forca politike që erdhi në pushtet për të luftuar krimin dhe korrupsionin, ai akuzohet aktualisht për korrupsion nga organet gjyqësore. Për dallim nga qeveri që udhëhiqte VMRO e cila korrupsinin e kishte centralizuar në persona që rrinin afër liderit, tek LSDM-ja korrupsioni ndodh fare normalisht nga zyrtari më i lartë i qeverisë siç ishte rasti me sekretarin e saj e deri tek zyrtari më i ulët.

Nga ana tjetër nepotozmi, duket se është bërë simbol i partnerin të saj BDI-së, e cila e etabluar me struktura partiake në çdo cep ku jetojnë shqiptarët, por që sillet si njerkë me shqiptarët të cilët nuk janë në një vijë me bindjen e saj ideologjike dhe nuk i shkojnë përshtati bosëve lokal. Punësimet në organet e admininstratës publike ende shkojnë në vija partiake, e jo edhe në baza të meritokracisë. Biles BDI është përjashtuese edhe ndaj personave që janë të majtë në bindje idelolgjike, por që nuk e kanë të afërm, kusherinj, djalë të tezes a dajë, shefin lokal të degës partiake.

Nëse në moment kujtojmë Bashkimin Evropian, na vijnë ndërmend kriteret e saj për gjyqësi të pavarur, Admnistratë Publike profesionale dhe të parashikuar, barazi, rend dhe ligj në të gjitha nivelet e qeverisjes përfshirë dhe pushtetin lokal. Dhe çfarë bëjmë ne, rrimë e vështrojmë plitikanë që ende vijnë dhe dalin nga pushteti me pazare të ulëta politike, por që nuk mundemi të krijojmë lider politik që ka koncept zhvillimor si formim individual dhe që do ta shprehte më pastaj në Qeverisje posa të vijë në pushtet. Në këtë rast shtrohet shumë pyetje që duhet ti japim përgjigje: A mundemi, a kemi fuqi të ndërtojmë më në fund një shtet të së drejtës, shtet të barabartë për të gjithë si disa nga vendet e BE-s[, shtet ku talenti individual nuk do të na ikë por që do t’i krijojmë parakushte që ai të zhvillohet në vendin tonë, qoftë mjek, ekonomist, jurist, sportist, violinist, piktor, skulptor, inxhinier, informatikan,?

Me këtë udhëheqje politike, dhe fatkeqësisht edhe me udhëheqje politike opozitare nuk kemi shpresa se vërtetë Evropën ta bëjmë tek ne pa shkuar në Evropë. Shkrimin po e përmbyll me dy rast interesante. I pari ka të bëjë me një të njohurin tim i cili pasi kishte mbaruar Fakultetin e Mjeksisë në Shkup, nuk e pa të mundur të punonte si mjek me një pagë prej rreth 400 eurove në vendi tonë por mësoi intensivisht gjuhën gjermane dhe shkoi të specializojë për kirugji të zemrës në Gjermani.

Pas një viti, këtij mikut im “të shkretë”, kur rroga iu bë 100 përfqind, shkoi në aparatin më të afërm të merr para por në llogari sheh shumën e madhe prej 20 mijë eruo. Hopa!- u habit ai dhe menjëherë shkoi të pyeste në Bankë mos kanë bërë ndonjë gabim teknik. Jo- i tha sportelistja, asgjë nuk ka gabim por kjo shumë është maksumumi që mund të marrësh para minus brenda një viti. Jam i sigurt se jo vetëm miku im që iku në Gjermani por dhe shumë të tjerë që shkuan të punojnë në vendet e Evropës Perëndimore, po të kishin qëndruar në vendin do të kishin përjetuar lirinë negative, si unë, si ti që po me lexon tani, si shumë e shumë të tjerë, që ralisht e fatkeqësht jemi larg të jetuarit të lirisë pozitive.

Ai që shkroi për lirinë negative dhe pozitive, Isaj Berlin në moshë të thyer, i kishte shkruar një letër kryeministrit të atëhershëm britanik Toni Bler, dhe ky i fundit i ktheu përgjigje edhe pse me vonesë prej disa vitesh. Por kur letra ishte procesuar kryeministrin Bler e lajmëruan se Isajah Berlin kishte ndërruar jetë. Tek ne letër edhe mund t’i shkruajmë Kryeministrit, edhe “Liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, Ali Ahmetit, edhe kryeopozitarit Ziadin Sela, por se a do të merr dikush përgjigje, vetëm ai lart mund ta dij!