Linda në Big Brother VIP Kosova: S’i ndryshoj parimet e mia as për 200 mijë e as për një milion euro

Darka e banorëve të nominuar i ka ndeshur konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, me pyetje nga më të ndryshmet të bëra nga publiku.
Por, pos pyetjeve, banorët prekën edhe tema të veçanta – Linda foli për raportin me Shqipen.

“A ke mëndu ndonjëherë që Shqipja është duke të përdorur për lojë?”, ka qenë një pyetje nga Linda.

“Se kam qit anash idenë që Shqipja do ta përdor secilin për lojë, se në fillim ka thënë që ‘të gjithëve ju shoh si 200 mijë euro’. Unë nuk i ndryshoj parimet e mija, 200 mijë e as 1 milion s’kanë vlerë për mu”, ka thënë Linda.

Përndryshe, këtë javë janë pesë banorë të nominuar: Santiana Maloku, Ardi dhe Mirdoni, Azemi, Blerando dhe Linda Halimi – ku një prej më pak të votuarve do të dalë këtë të premte.