Azemi thotë se s’bënë lojëra: Do dal faqebardhë

Darka e banorëve të nominuar i ka ndeshur konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, me pyetje nga më të ndryshmet të bëra nga publiku.
“Ke një javë që vetëm fle, pse duhet me të votu ty?”, ka qenë një pyetje drejtuar Azemit.

“Unë prej fillimit kam thënë që nuk luaj lojë si të tjerët, e nëse më shohin se jam t’u fjet non-stop, ata më votojnë ashtu siç jam unë, nëse iu pëlqej mirë, nëse jo, do vij koha të shkoj. E kam faqen e bardhë kur të dal”, ka thënë Azemi.