Linda i replikon ashpër Santianës: S’e lejoj asnjë mashkull të më prekë, as të mi “rrasë” duart

Një atmosferë e tensionuar ka kapluar banorët në darkën e të banorëve të nominuar në “Big Brother VIP Kosova” ku Linda, një nga konkurrentet, ka vendosur të qartësojë qëndrimin e saj ndaj sjelljeve që nuk i përshtaten vlerave dhe kufijve të saj personalë.

Debati u ndez kur u diskutua marrëdhënia dhe flirtet mes Santianës dhe Bucit, dy prej bashkëkonkurrentëve.

Linda, që njihet për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe pa kompromise, u shpreh me tone të ashpra dhe të vendosura.

“Unë nuk lejoj me më prek asnjë mashkull këtu, as me mi rras duart kurrkush”, deklaroi ajo.

Me këto fjalë, Linda iu referuar rastit të famshëm kur Santianës dhe Bucit iu publikua një video, ku ky i fundit shihej duke e prekur dhe kapur nga të pasmet.

Përndryshe, këtë javë janë pesë banorë të nominuar: Santiana Maloku, Ardi dhe Mirdoni, Azemi, Blerando dhe Linda Halimi – ku një prej më pak të votuarve do të dalë këtë të premte.