Lamine Yamal ‘kthehet’ në Messi, shënoi gol mahnitës në miqësoren ndaj Club America

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal ka shënuar një gol brilant mbrëmjen e djeshme (e enjte) në miqësoren ndaj Club America.

Barcelona u mposht me rezultat 3-2 në miqësoren ndaj Club America, vetëm 24 orë pasi luajtën me Almerian në La Liga.

Megjithatë, pati një kënaqësi për tifozët e mbledhur në stadiumin ‘Cotton Bowl’ të Dallasit.

Ishte talenti 16-vjeçar, Lamine Yamal, i cili dhuroi momente magjie për 30 mijë tifozët e mbledhur në stadium.

Yllit në ardhje të Barcelonës iu deshën vetëm gjashtë minuta për të shënuar një gol mahnitës për t’i kujtuar Blaugranëve se ka shumë shpresë për të ardhmen.

Yamal mori një top në gjysmë të fushës dhe ktheu në kohë depërtimet e famshme të Messit deri te zona, të cilat përfundonin me gol.