Nicole Scherzinger shijon diellin e ngrohtë në Meksikë, ndërsa përshëndetë fansat e saj me imazhe provokuese

Nicole Scherzinger tregoi fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm – duke marrë një pozë të shtrirë në një pishinë.

Këngëtarja e Pussycat Dolls bëri këtë lëvizje mahnitëse e veshur me një palë bikini, teksa mbante një koktej në dorë, shkruan The Sun.

43-vjeçarja ka pozuar para kamerës me kokën të kthyer mbrapa dhe flokët që i pikojnë, teksa dukej se po i buzëqeshte qiellit në Meksikë.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Dhe figura trupore e nicoles u shfaq plotësisht, duke përfshirë të pasmet e saj të formësuara.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë në Instagram: “Gëzuar Cinco De Mayo nga Meksika. Kjo pamje më bëri të bëj thyerjen”.

Dhe përbri fotografisë së saj u derdhën qindra komente, me një admirues që nuk u durua dhe i komentoi: “Jam nën magjinë tuaj!”.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram/Instagram

Një tjetër komentoi muskujt e saj mbresëlënës, duke shkruar: “E nxehtë si ferri”.

Nicole përndryshe vazhdon të ruajë lidhjen e saj të fortë me të dashurin, Thom Evans.

Duke folur për The Mirror, Nicole tha: “Ai është njeriu im… njeriu i ëndrrave të mia. Unë patjetër dua një fëmijë me të, në kohën e duhur. Gjithçka ka të bëjë me kohën”.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram/Instagram