Limani: Opozita shqiptare tregoi vetëdije të lartë kombëtare me tërheqjen e kandidatit në Kërçovë (Video)

Kandidati i pavarur për Kërçovën, Fatmir Limani, ka vlerësuar vendimin e opozitës shqiptare për tërheqjen e kandidatit të tyre në Kërçovë me qëllim të mospërçarjes së votës.

“Si duket te ato vetëdija komb është në një nivel më të lartë dhe mendoj se këtu është pikënisja e tyre. Tërhoqën kandidatin e tyre, ngase kishin për një periudhë të caktuar”, tha Fatmir Limani për gazetën LAJM.

“Ata kanë vepruar në momentin e duhur ashtu siç duhet, jo sepse më përkrahin mua po edhe të ishte edhe një tjetër. Unë edhe më herët e kam thënë që, unë kam qenë insistues që të gjejmë një figurë tjetër, as unë as Dehari por një figurë tjetër. Nuk arritëm të bëjmë marrëveshje për këtë dhe arsyeja ka qenë që unë detyrueshëm të dal si kundërkandidat dhe i pavarur. Me qëllim që sërish po them, të rikthejmë shpresën e vrarë te i riu se mund të ketë ndryshime këtu dhe se mund të ketë hapsirë për të ardhur në shprehje edhe ato një ditë”, tha Fatmir Limani për gazetën LAJM.