Limaj kërkesë LDK-së: Mësojeni Albin Kurtin si funksionon shteti

Shumë deputetë të opozitës janë paraqitur për ta marrë fjalën para se të hidhet në votim kabineti qeveritar i Albin Kurtit

Ka folur edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i cili i ka kujtuar Kurtit të kaluarën dhe gjithë deklarimet e bëra kundër gjithë ecurisë së shtetësisë së Kosovës.

Limaj madje i ka thënë Kurtit se nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk e njeh fare se si funksionin, duke i bërë kështu thirrje LDK-së si partner i koalicionit që ta mësojnë Kurtin se si funksionin shteti.

Në fjalën e tij, Limaj ka thënë se Kurti po bëhet shumë herët kryeministër. Sipas tij, Kurti do të duhej të fillonte karrierën e tij në pushtet duke u bërë zëvendësministër apo diçka të ngjashme.