Ligji për Prokurorinë Publike, VMRO-ja nuk tërhiqet nga kërkesat e saja

Takim i ri në format më të gjerë do të mbahet sot për tejkalimin e dallimeve rreth ligjit për Prokurorinë Publike. Sipas paralajmërimeve, së pari do të mbahen takime të ndara, ndërsa pas tyre edhe takime të përbashkëta të grupit të punës, i përbërë nga përfaqësues të partive parlamentare dhe ekspertëve, në tentim për t’u harmonizuar versioni i propozim-ligjit, i cili më vonë do të parashtrohet në Kuvend.

Pas takimit të grupit të punës të premten e kaluar disa grupe të deputetëve parashtruan amandamente për ligjin për prokurorinë publike, ndërsa disa lutën për kohë shtesë për t’i formuluar për shkak të obligimeve që i patën me dialogun Zhan Mone. Për shkak të besimit të procesit, nga Ministria e Drejtësisë thanë se nuk do të zbulojnë se cilat grupe të deputetëve parashtruan amandamente.

VMRO-DPMNE opozitare nuk tërhiqet nga kërkesat për ligjin për PP-në, pasi që të premten i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë të organizojë takim me ekspertët juridik të cilët dhanë vërejtje për debatit dhe së bashku me ta të bëjnë amandamente për propozim-ligjin.