Kuvend, mbledhje e disa komisioneve

Në Kuvend për sot janë paralajmëruar mbledhje të disa komisioneve, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje evropiane, për financim dhe buxhet, për arsim, shkencë dhe sport, për kulturë… Janë caktuar edhe mbledhje të Komisionit ligjvënës-juridik, si dhe takim pune i Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave me komisionet lokale.

Janë paraparë dy mbledhje të Komisioneve për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në të cilat duhet të debatohet për Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal, në lexim të parë, parashtruar nga deputeti Aleksandar Kiracovski, Strategjinë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe përplasje interesash, 2020-2024, si dhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor dhe të Ligjit për shërbimin e prokurorisë publike, të gjithë në lexim të dytë, me propozim të ministrave.

Në rend dite të mbledhjes së Komisionit për çështje evropiane është propozim-ligji për të drejtën private ndërkombëtare, në lexim të dytë, ndërsa në Komisionin për arsim, shkencë dhe sport Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelim të Universitetit për shkenca informatike dhe teknologji “Shën Apostoli Pal”, në lexim të dytë.

Dy mbledhje do të mbajnë edhe Komisioni për financim dhe buxhet, i cili duhet të diskutojë për propozim-ligjet për shlyerje të normave të interesit dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të personave fizik dhe të ndërmarrjeve publike, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, si dhe Komisioni për kulturë, i cili caktoi debat mbikëqyrës me temë “Politikat kulturore dhe mënyra e miratimit të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës për projekte të interesit nacional, me theks të posaçëm në realizimin e Programit për vitin 2018”.