Ligji për Prokurorinë Publike, Spasovski: Debati do të ndihmojë në vendimin e deputetëve

Kryeministri Oliver Spasovski, vlerëson se Debati publik për Ligjin për Prokurori Publike do t’ju ndihmoj deputetëve gjatë vendimit mbi këtë ligj, i cili sipas Spasovskit do të sjellë drejtësi për të gjithë në shtet dhe se gjithsecili që shkel ligjin do të përgjigjet para organeve të drejtësisë.

“Miratimi i Ligjeve me prioritet për shtetin, parasë gjithash ligji për Prokurorinë Publike, vlerësoj se debati publik dëshmoi se ka çfarë të dëgjohet nga ekspertët. Është e rëndësishme se ne duhet të miratojmë Ligj që nënkupton drejtësi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe Ligj i cili nuk do të kursej asnjë funksionar apo qytetarë të shtetit, por gjithsecili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. Partitë politike të kryejnë detyrat e tyre, pres që debati të ndihmoj në vendimin e deputetëve. Ajoi që më së paku mund të bëjmë, është që ti ndihmojmë shtetit që të miratoj Ligjin për Prokurorinë, Ligjin për Mbrojtje dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, deklaroi Oliver Spasovski, kryeministër.