Admir Mehmedi: Pas karrierës time do të hap një restorant!

Futbollisti shqiptar i Kombëtares Zvicerane, Admir Mehmedi e lavdëroi vendndodhjen e Wolfsburgit në Bundesligë.

 

“Ndoshta këtu në Wolfsburg, pas karrierës time do të hap një restorant”, ka pohuar futbollisti shqiptar, përndryshe bir i një furrtari picash, në një intervistë me portalin në internet “t-online.de”, transmeton Shtegu.com.
“Për momentin ndihem shumë rehat dhe në duar të mira këtu në Wolfsburg. Mund ta imagjinoj që edhe karriera ime të përfundojë këtu. Por kurrë nuk dihet: Në futboll mund të ndodhë çdo gjë”.

 

Sulmuesi 28-vjeçar në karrierën e tij ka luajtur për FC Zürich, Dynamo Kiev, SC Freiburg dhe Bayer Leverkusen. Ai veçanërisht e vlerëson qytetin e Volkswagen-it:
“Më pëlqen ambienti i punës familjare. Distancat në Wolfsburg janë të shkurtra”. Sidoqoftë, Admiri e përshkroi trajnerin e Freiburgut Christian Streich, si figurën më formuese në karrierën e tij profesionale.
“Në futboll. ai është pak si prindi im për mua”, tha ai. “Unë do të jem përjetësisht mirënjohës ndaj tij”.