Ligji për Prokurorinë publike ende pa konsensus, kërkohet shumicë prej dy të tretave

Ligji për prokurorinë publike ende pa konsensus të partive politike, i ngujuar mes politikës dhe drejtësisë. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë ligj të ri për PP-në, të përgatitur nga profesorë dhe ekspertë, të cilin, siç tha lideri i partisë Hristian Mickoski, do ta mbështesin pa rezervë. Por, propozimi i tyre nuk hasi në mbështetje në Ministrinë e Drejtësisë sepse e vlerësojnë si joserioz dhe prandaj i bënë thirrje partisë opozitare të parashtrojë amendamente për ligjin.

“Ligji ende është në tryezë dhe nëse VMRO-DPMNE dëshiron të marrë pjesë në proces, u bëjmë thirrje të përgatitin amendamente të këtij teksti – gjithçka tjetër është alibi për mosmiratim të ligjit dhe evitim i drejtësisë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë lidhur me deklaratën e Mickoskit për ligjin.