Edhe sot hekurudhat e bllokuara, punonjësit kërkojnë rritje prej 40% të rrogës

Trafiku hekurudhor rrugor dhe ai i mallërave edhe sot është i ndërprerë, pasiqë mekanikët janë të pakënaqur.

Kërkojnë rritje prej 30-40% të rrogës, që sipas tyre edhe u takon në bazë të marrëveshjes kolektive për punë shtesë dhe punës së kryer me numër të zvogëluar puntorësh.

Për udhëheqësinë e Ndërmarrjes, ndërprerja e transportit hekurudhorë është i paligjshëm. Në një kumtesë ata dje deklaruan se në periudhën e kaluar janë zhvilluar një numër i madh i mbledhjeve me sindikatën të cilëve u është thënë se rritja e rrogës prej 30-40% për kualitet, janë jashtw mundësive financiare që i ka ndërmarja.

Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski dje poashtu apeloi deri tek punonjësit të vazhdojnë me punë dhe tha se është i gatshëm për bisedime me stafin e puntorëve.