Ligji për Prokurorinë, partitë larg marrëveshjes

Katër ditë para shpërbërjes së parlamentit, qeveria së shpejti do ta dërgojë ligjin e Prokurorisë në Kuvend. Në një mbledhje qeveritare pritet të kalojë këtë fundjavë dhe të të hënën mbërrijë në Parlament. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev është optimist se ligji mund të miratohet, ka biseduar me grupet parlamentare, por përsëriti se nuk do të ishte asgjë kontestuese nëse shtyhet shpërbërja e parlamentit.

Dhe të hënën herët në mëngjes Parlamenti ti përdorë tre ditët siç parashikohen për ligjet me flamur evropian. E hënë, e martë, e mërkurë, e mërkurë është 12. Ne mund ta votojmë, ja edhe më 12-tin të shpërbëhet Kuvendi. Por nëse Parlamenti dhe deputetët vendosin se duhet të diskutojnë më datën 13, le ta diskutojnë, le ta mbajnë të drejtën, le të votojnë, dhe mbrëmjen e datës 13 le ta shpërbëjë Parlamentin Kjo nuk prish punë për datën e zgjedhjeve- deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Tani për tani nuk është i qartë qëndrimi i grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, nga të cilët pushteti, dhe disa diplomatë kanë kërkuar mbështetje për ligjin. Koordinatorja e tyre Emilia Aleksandrova për Alsat tha shkurtimisht, se nesër do të prononcohen nëse do ta mbështesin apo jo.

Lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski tha se partia e tij nuk pajtohet me propozim ligjin. Ai pret që kuvendi të shpërbëhet në 12 shkurt.

VMRO-DPMNE është për Ligjin për Prokurorinë Publike. Por, një ligj që do të jetë i drejtë dhe një ligj që do të sigurojë drejtësi për të gjithë qytetarët në vend, pavarësisht nëse ata kanë përkatësi partiake ose jo. Nuk mundet VMRO-DPMNE të bëjë asgjë, dhe askush, sepse kjo është me procedurë të shkurtuar, nëse i përdorim mundësitë demokratike dhe të rregulllores, kjo është ajo, nëse i kanë 80 do ta kalojnë, dhe aq- pohoi Sink Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nëse nuk do të ketë shpërbërje të Parlamentit të Mërkurën, nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill, tha kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi të hënën në Alsat.

Nëse duam që zgjedhjet të bëhen brenda 60 ditëve pas shpërbërjes, duhet të jetë 12 shkurt. – Nëse duam! Dhe ju jeni i vendosur të shpërbëni Kuvendin më datën 12 dhe zgjedhjet të shpallen për më 12 Prill? – Unë jam i përkushtuar të respektoj të gjitha afatet kushtetuese dhe ligjore dhe ajo të ndodhë më 12 shkurt. Dhe zgjedhjet të mbahen më 12 prill? Po- tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Samuel Zhbogar tha se Ligji për Prokurorinë Publike nuk është një kusht i Bashkimit Evropian, por se është e dëshirueshme që të votohet, sepse përndryshe do të dërgohet një mesazh i keq./Alsat