Milikije Halimi: Për dy vite në Haraçinë u punua më shumë se që është punuar për 40 vite

Për 40 vjet në komunën e Haracinës nuk u punua asgjë!

Për 40 vjet, për Haracinë nuk u interesuar askush!

Me ardhjen tonë, vetëm për 2 vjet mandat, po bëjmë ndryshime thelbësore!

• Proejkti i kanalizimit i kontraktuar, dhe duke u realizu në terren.
• Proejkti i ujit, i kontraktuar dhe duke u realizu në terren.
• Cerdhja për fëmijë, projekt i fituar nga Komuna, së shpejti fillojnë punimet në terren.
• Zyrën e shërbimeve sociale, e kemi sjellë në godinën e komunës sonë!
• Godina e komunës së re, u ndërtua! Së shpejti administrata komunalë transferohet aty!
• Shëtitorja në mes të Haracinës, e kontraktuar, së shpejti fillojnë punimet në terren.
• Rruga 11, e asfaltuar.
• Rruga e Grushinës, e sanuar.
• Rruga 4 në Haracinë, projekt i fituar nga Komuna, së shpejti fillojnë punimet në terren.
• Rruga 14 në Haracinë, projekt i fituar nga Komuna, së shpejti fillojnë punimet në terren
• Rruga kryesore në Orllancë, projekt i fituar nga Komuna, së shpejti fillojnë punimet në terren
• Shkolla Bajram Shabani në Grushinë, sistemi qëndror i parnos i realizuar.
• Shkolla Skenderbeu në Haracinë, meremtime nga dyshemeja, koridoret, toaletet, klasat, bankat,karriget, mjetet e punës për kabinete, salla sportive, e deri te kulmet dhe oborret e shkollës.

Nuk ndalemi! Vazhdojmë më tutje! Edhe shumë punë na presin!

Haracina po ndryshon!

Milikije Halimi
Kryetare e Komunës së Haracinës