Ligji për Prokurorinë, Mickoski: Nuk jam i gatshëm për kompromis

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski kundërshton ashpër propozim ligjin për Prokurorinë Publike, ai u shpreh i prerë se një zgjidhje të tillë Ligjore që ofron pushteti do ta kundërshtoj me të gjitha mekanizmat, sepse sipas tij përmes këtij Ligji tentohet që të mbrohet krimi i Zaevit dhe atyre përreth tij. Mickoski u shpreh i prerë se nuk është i gatshëm për kompromis.

Mickoski nuk do të bojkotoj as takimin e liderëve, përkundrazi u shpreh se edhe në atë takim do t’i mbroj qëndrimet e tij dhe vërejtjet që kanë të bëjnë me Ligjin për Prokurorinë Publike. Takimi I liderëve për të cilën lideri opozitar u shpreh se nuk ka ndonjë informacion se kur do të mbahet, varet nga tabori tjetër.