Lideri që i bëri 18 vjet në Parlament pa e hapur gojën

Xhevdet Hajredini
Ç’rëndësi ka se sa deputetë shqiptarë ka në kuvend, se a janë të rinjë apo të vjetër, se a janë gra apo burra, se a dinë apo s’dinë diçka, se a janë apo s’janë të shkolluar, se a kanë punuar diçka në jetë, së paku si moler, nëqoftëse në seanca kurrë nuk e marrin fjalën, nëse në emër të të gjithëve flet vetëm një dhe çdoherë votojnë njësoj “pro” ose “kundër”. Në këtë mënyrë ata vetëm e ndjekin shembullin e “liderit” të tyre partiak, i cili i mbushi 18 vjetë pa e hap gojën.
Nga ana tjetër, imunitin e shrytëzojnë vetëm në rastet kur duhet të përgjigjen para ligjit dhe rregullisht t’a marrin rrogën.
Prandaj me këmbëngulje e mbrojnë modelin me lista të mbyllura, që të mos ballafaqohen asnjëherë me qytetarët.