Dibra prej mbrëmë në shtetrrethim

Prej mbrëmë në mesnatë, hyrjet daljet nga Dibra janë ndaluar, ndërsa qarkullojnë vetëm vetura të policisë, ushtrisë dhe urgjencës. Lejohen të futen brenda perimetrit vetëm banorët e këtyre komunave, ndërsa nuk lejohet dalje nga perimetri i caktuar i asnjë personi nga dy komunat e lartpërmendura. Ky është vendimi më i mirë për Dibrën, dhe dibranët, tha në konferencë për media kryeministri teknik Oliver Spasovski, i cili kërkoi nga banorët që të respektojnë në maksimum masat me qëllim të kalimit sa më të shpejtë të krizës në këto dy komuna.

Jini të sigurt dhe besoni se kjo është zgjidhja më e mirë. Ky është vendimi që më shpejtë do të jep rezultate për këtë gjë, ju lus që të mos bëhet panik. Është vendosur sistemi i organizuar institucional që do i përfshij gjitha aspektet që do mbulojnë çdo qytetar të Dibrës dhe Qendrës Zhupa. Bashkë me të parët e komunave tuaja, që janë të kyçur dhe me të cilët bashkëpunojmë, do i sigurojmë gjitha kushtet që ti merrni masat më të mira shëndetësore. Do marrim masa për organizimin e përditshmërisë në gjendje krize. Në Dibër dhe Zhupë, do sigurohen gjitha nevojat për funksionim të pandërprerë të kapaciteteve të prodhimtarisë ushqimore, pompat e benzinës, barnatoret dhe spitalet. Më e rëndësishme është t`iu përmbaheni masave dhe rekomandimeve për kujdes ndaj përhapjes së virusit- deklaroi Oliver Spasovski. Kryeministër teknik.

Situata në Dibër për momentin paraqitet e qetë por edhe shumë shqetësuese, thotë zëdhënësi i shtabit të krizës Ylli Mirzo, i cili apelon qytetarët që të aplikojnë në maksimum rekomandimet, ndërsa institucionet në terren të kryejnë obligimet e tyre.

Banorët por edhe ne vet jemi të shqetësuar sepse edhe ne kemi familje tonat, mirëpo ne jemi në nivel të detyrës punojmë 24 orë si shtab dhe ndjekim situatën për së afërmi. Ne si shtab komunal kemi marrë gjitha masat e rregullta dhe të jashtëzakonshme për menaxhim të situatës dhe i kemi informuar qytetarët se furnizimi me mallra do bëhet normalisht dhe masat tjera, dezinfektimin e gjitha rrugëve dhe rrugicave që bëhen nga punonjësit e komunës dhe ndërmarrjes komunale- tha Ylli Mirzo Zëdhënës i shtabit të krizës.

Nga Ministria e Brendshme thonë se gjendja e sigurisë në Dibër dhe Qendër Zhupë është e qetë./Alsat