Lewandowski: Unë jam te Barça për trofe

Robert Lewandowski ka folur për lëvizjen e tij drejt Barcelonës.
Lewandowski është lojtari më i ri i Barcelonës.

Gjatë ditës së djeshme gjithçka u zyrtarizua.

Në një intervistë për ‘Bild’ është polaku që tregoi pse zgjodhi të transferohet në ‘Camp Nou’.

“Xavi më tha se do të punojmë mirë së bashku dhe mund të arrijmë shumë. Ai ka një plan të qartë se si ta rikthejë Barcelonën në krye – Unë jam te Barça për trofe”, tha fillimisht ai, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai foli edhe për moshën e tij, duke thënë se ndihet i fortë fizikisht dhe mendërisht.

“E di që së shpejti do të bëhem 34 vjeç. Por ndihem shumë i fortë fizikisht dhe mendërisht”, përfundoi ylli polak.

Për Lewandowskin kishin shfaqur interesim disa ekipe të mëdha evropiane, por ai dëshiroi vetëm Barcelonën.