Jashari: Aksioni i sotëm, në kundërshtim me traditën shqiptare, bie ndesh edhe me qëndrimet tona si familje

Bekim Jashari ka reaguar pasi disa studentë ndërkombëtar nuk u lejuan të vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është i shqetësuar me pamjet që i ka parë rreth kësaj çështje.

“Aksioni i sotëm pos që është në kundërshtim me traditën shqiptare në raport me mysafirin, bie ndesh edhe me qëndrimet tona si familje. Memoriali i përket sakrificës dhe rezistencës për liri dhe si i tillë është vend i duhur për çdokënd që dëshiron të dijë vlerën e lirisë, duke përfshirë edhe ata që tani distancohen dhe njohin gjenocidin serb në Kosovë”.

“Në anën tjetër i kuptoj edhe reagimet e “Shqiponjave të Zeza” që të ndikuar nga lajme me tituj nxitës dhe nga emocionet realizuan një aksion jo të menduar aq mirë por gjithsesi pa ndonjë qëllim të keq, andaj edhe duhet mirëkuptuar. Uroj që raste të tilla që prishin imazhin e shtetit dhe shoqërisë sonë të mos përsëriten. Me shumë respekt për të gjithë nga familja Jashari!”,ka shkruar Jashari, transmeton KlanKosova.tv.