Lëvizja BESA: BDI e pa aftë të mbrojë punësimin e shqiptarëve në Agjencionin e Kadastrës

Lëvizja BESA: BDI e pa aftë të mbrojë punësimin e shqiptarëve në Agjencionin e Kadastrës

Reagim:
Të nderuar qytetarë pas publikimit të emrave të përzgjedhur në konkursin e shpallur 402/2019 për punësimin e 23 administratorëve në Agjencionin për Kadastër të Patundshmërive, Lëvizja BESA kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij konkursi, për arsye se është keqpërdor identiteti nacional dhe në vend se të zgjidhen kandidat shqiptarë ashtu siç është e theksuar në konkurs janë zgjedhur kandidat maqedonas p.sh:

Ndihmës udhëheqës sektori për ndryshime është zgjedhur Gordana Saviq – shqiptare;
Bashëpunëtor i ri për ndryshime është zgjefjur Eva Ivanovska Taushanova – shqiptare; Bashëpunëtor i ri për digjitalizim është zgjedhur Ratko Avramovski – shqiptar;
Referent sporteli është zgjedhur Irena Jovanovska – shqiptare;
Referent GIS sistemi është zgjedhur Katerina Filipovska – shqiptare;
Referent sporteli është zgjedhur Ljupço Çutrevski – shqiptar
Referent për ndryshime është zgjedhur Simona Markovska edhe kjo si shqiptare.

Çka është edhe më skandaloze nuk janë zgjedh kanditatët për njësitë Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe këshilltar
shtetëror për çështje financiare që ju takojnë shqiptarëve.

Kjo edhe njëherë dëshmon paaftësinë e BDI-së kundrejt LSDM-së dhe rolin e tyre vazal, si dhe argumenton kërkesën e Lëvizjes BESA për futjen e grafës etnike në dokumentët identifikuese.