“Debati për Ligjin për Prokurori Publike duhet të jetë debat në të cilin do të marrin pjesë individë të
pastër penalisht dhe jo të dyshuar e të akuzuar siç është rasti me një numër të deputetëve të BDI-së.
Është e turpshme që një ligj i kësaj natyre kaq të rëndësishme pritet të votohet pikërisht nga këta
persona të inkriminuar drejtpërdrejt në procese gjyqësore për krime nga më të ndryshmet.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se ligji i ri për Prokurori Publike nuk është ligj i cili duhet të lejojë lojëra
politike dhe manipulime. Vlerësojmë se pjesëmarrja e këtyre personave në sjelljen e ligjit dhe diskutimit
për të vetëm se njollos qëllim e ligjit, e që duhet të jetë funksionimi i Prokurorisë Publike pa ndikime nga
jashtë”, thuhet ne komunikaten e Aleances per Shqiptaret.
Maqedoni Aleanca: Me persona të inkriminuar, nuk mund të sillet ligj i mirë...