Leonardo: Ka ardhur koha për të marrë një vendim për Mbappe

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, tha në një intervsitë se ka ardhur koha për të marrë një vendim, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi biseduar me të për disa kohë dhe koha për të marrë një vendim ka mbërritur”, tha ai.

Leonardo gjithashtu thotë se Mbappe ka akoma një kontratë me PSG dhe ajo duhet respektuar deri në fund. Ai madje shton se francezi po kërkon që të ketë sa më shumë përgjegjësi në klub, duke nënkuptuar se dëshiron të jetë lojtari kryesor.

Sipas Le Parisien, PSG ka vendosur një çmim prej 200 milion € për Kylian, kontrata e të cilit zgjat deri në qershor 2022.