Leonardo DiCaprio shpreson se filmi i ri “Don’t Look Up” do të jetë një thirrje në lidhje me ndryshimet klimatike

Leonardo DiCaprio tha se shpreson se filmi i tij i ri i Netflix do të hapë sytë e shikuesve ndaj kërcënimit të ndryshimit të klimës në një intervistë të re në “Today”.

47-vjeçarit iu bashkua aktorja, Jennifer Lawrence dhe regjisori, Adam McKay për të biseduar rreth filmit të tyre më të ri.

Por pavarësisht shpresave të tij se audienca e filmit Netflix do ta shohë filmin si një alegori rreth rreziqeve të mos adresimit të ndryshimeve klimatike, ai nuk adresoi zakonin e tij për të fluturuar nëpër botë  me avionë privatë.

Foto: Netflix

Pasi prezantuesja Savannah Guthrie pyeti DiCaprion për lidhjet e filmit si me krizën klimatike ashtu edhe me betejën e vazhdueshme kundër COVID-19, DiCaprio tha se shpresonte që filmi të ishte një ‘thirrje zgjimi’.

“Nëse bën një film për ndryshimin e klimës, është pothuajse e pamundur t’i bësh njerëzit të kenë një ndjenjë urgjence dhe të mbajnë një pasqyrë të kulturës sonë, medias, politikës dhe të gjitha këtyre gjërave. Dhe thjesht ndjeva se kjo ishte një dhuratë e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e një filmi që përmbledh saktësisht atë që po kalojmë në këtë moment të caktuar kohor”, tha ylli i filmit, shkruan DailyMail.

Megjithëse filmi fillimisht u frymëzua nga dështimet e liderëve botërorë për të ndërmarrë veprime më të mëdha për të luftuar kërcënimin e ndryshimeve shkatërruese klimatike, DiCaprio theksoi gjithashtu se sa mirë funksionon “Don’t Look Up” si një alegori për refuzimin për të luftuar COVID-19.

Foto: NBC

DiCaprio dhe Lawrence të dy luajnë në film si astronomë që zbulojnë një kometë me një probabilitet ‘100 për qind’ për të goditur tokën dhe për t’i dhënë fund jetësës në planet.

DiCaprio nuk i është shmangur ndërgjegjësimit për ndryshimin e klimës, dhe ai madje e përmendi atë në fjalimin e tij për pranimin e çmimit “Oscar” në 2016, për rolin në “The Revenant”.

Foto: AP

Pavarësisht përdorimit të avionëve privatë, DiCaprio pretendon se ai është ‘qytetar KarbonNeutral’ pasi një kompani me bazë në Londër mbolli mijëra pemë në emrin e tij në Meksikë për të kompensuar karbonin që prodhon, sipas Forbes.

Por burime pranë aktorit pohuan se ai ka filluar të përdorë më shumë fluturime komerciale, të cilat prodhojnë më pak emetime karboni për pasagjer, sesa fluturimet private, sipas Page Six .

Ata shtuan se kur ai fluturoi për në Samitin e Klimës COP26 në Skoci muajin e kaluar, ai zgjodhi një fluturim komercial me avion, në vend të një fluturimi privat.

“Don’t Look Up” është aktualisht në kinema dhe do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar në Netflix duke filluar nga 24 dhjetori.