Capital T paralajmëron këngën “Plan”, projekti i parë i albumit të ri

Listës së artistëve të shumtë që kanë lansiar albume këtë vit po i bashkohet edhe Capital T.

Reperi i njohur ditë më parë bëri të ditur se prej kohësh ka punuar për albumin që mban titullin “Heart broken kids”.

Ndërsa, në një postim që ka bërë sot(e shtune), Capital T ka paralajmëruar këngën e parë të albumit.

Përmes një imazhi ku ai shihet i veshur me një kostum elegant, reperi zbuloi se projekti “Plan”, publikohet shumë shpejt.

Ndërkohë, reperi ka mbajtur befasi edhe datën e lansimit të albumit, duke bërë të ditur se kjo do të ndodh gjatë dhjetorit.

Kujtojmë që projekti i tij i fundit është “Flakë”, një bashkëpunim me Elvana Gjata.