Lëndimi i Araujo, lojtari mungon ndaj Real Madrid

Ronald Araujo ka pësuar një lëndim në grumbullim me kombëtaren e Uruguait.

Mbrojtësi i Barcelonës luajti vetëm një minutë me kombëtaren e tij dhe u largua nga fusha si pasojë e një lëndimi.

Sipas ekzaminimeve mjekësore, lojtari do të mungojë rreth gjashtë deri në shtatë javë.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se ai nuk do të jetë gati për ‘El Clasico’ dhe Barca do të jetë pa lojtarin ‘Anti-Vinicius’, përcjell lajmi.net.

Një problem për Barcën është edhe lëndimi i Jules Kounde, në aktivizimin e tij me Francën.

Kounde ka një lëndim më të lehtë sesa Araujo dhe pritet të jetë gati për Realin.