Lehtë me ndalu Ahmed Kalajën, por a ja mbajti me i ndalu priftët rus!

Shkruan: Naser Pajaziti

Lehtë me ndalu AHMED KALAJËN, imamin e njohur nga Tirana, por a ja mbajti me i ndalu PRIFTËT RUS, që në janar të këtij viti për tre ditë qëndruan me mision në Maqedoni, dhe që dihet se janë bashkëpunëtorët e regjimit të Vlladimir Putinit dhe frymëzuesit kyç të luftës.

Ahmed Kalaja është imam i një xhamie të njohur të Tiranës, por duke hulumtuar për biografinë e tij, ai qenka edhe anëtar i Këshillit Teologjik- organit më lartë për vendime fetare pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar si dhe anëtar i Këshillit të Myftinisë Tiranë.

Pse heshtë kjo e fundit apo edhe Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni?!

Përpos shkollimit të tij të lartë dhe ligjeratave si hoxhë e teolog, çka i paska penguar Kalaja edhe si doktor shkence i Antropologjisë Kulturore, që paska doktoruar në Universitetin Evropian të Tiranës me një temë pikërisht mbi “Rolin e Klerit Mysliman në Harmonine edhe Tolerancen ndërfetare në Shqipëri, 1912-1945.”

Çfarë i paska penguar autoriteteve shtetërore të sigurisë në Shkup, apo çfarë rreziku përbën ky teolog por edhe personalitet zyrtar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë?

Ndërsa, si mundet që të hyjnë në vend PRIFTËT RUS, duke mos i ndodhur asgjë edhe pse kisha reaguar me një shkrim që të shpallen “non grata”, duke njohur faktet se kisha ruse është përkrahëse dhe frymëzuese e agresionit rus në Ukrainë.

Në fillim të janarit për tre ditë ishin në Shkup, Mitropoliti Antonij i shoqëruar nga zëvendësi i tij Nikolai Balashov, i cili prej shumë vitesh ka qenë në krye të diplomacisë kishtare ruse. Kjo vizitë ishte nën kujdesin dhe shoqërimin e ambasadorit rus në Shkup, Sergej Bezdnikin.

Ata i pritën edhe nga anëtarët e Sinodit të KOM-AO, të cilët atëherë thanë se s’ka asgjë sekrete, por nuk dhanë detaje, duke qenë se edhe Kisha ruse është pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë dhe “non grata”.

“Çfarë kishin kërkuar ata në Maqedoninë e Veriut, në një kohë që politika shtetërore është pro sanksioneve ndaj Rusisë, por që në anën tjetër anketat nxjerrin në sipërfaqe adhurimin pas Rusisë.”

Shtet me standarde të dyfishta edhe ndaj klerikëve fetarë!