Leedsi shkarkon Jesse Marschin

Leeds United e ka shkarkuar kryetrajnerin Jesse Marsch pas një serie rezultatesh të dobëta në Premier Ligë.

Ky klub nuk ka arritur ta fitojë asnjërën prej shtatë ndeshjeve të fundit, duke pësuar këtë fundjavë edhe nga Nottingham Foresti, me rezultat 1:0.

“Leeds Unitedi mund ta konfirmojë që kryetrajneri Jesse Marsch ëshë liruar nga detyrat e tij. Jesse iu bashkua klubit në janar të vitit 2022 dhe ishte instrumental në mbajtjen e klubit në Premier Ligë në ditën e fundit të stinorit të kaluar”, ka shkruar klubi në komunikatë.