Guardiola mund të largohet nga City

Manchester City po akuzohet nga Premier Liga se ka bërë shkelje financiare në këto vitet e fundit.

Kjo ka ngjallur frikë te Qytetarët edhe sa i përket të ardhmes së kryetrajnerit Pep Guardiola.

Ai vitin e kaluar kishte thënë që nëse ata e gënjejnë atëherë ai do të largohej nga “Etihad Stadium”.

“Kur ata akuzohen për diçka, unë u them: ‘Më tregoni për këtë’. Ata ma shpjegojnë dhe unë u besoj”, kishte thënë Guardiola në maj të vitit të kaluar.

“Unë u them: ‘Nëse jeni duke më gëjyer, të nesërmen nuk do të jem këtu. Do të largohem dhe nuk do të jem më miku juaj”.