Ledri Vula do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”? Flet flet partnerja e tij Sara Hoxha

E tash kur ajo ka përfunduar, publiku ka filluar të jetë kurioz për edicionin e dytë të “BBV”, shkruan lajmi.net.

Gjëja e parë që publikut i intereson është personazhet të cilat do të bëhen pjesë e këtij formati televizivë.

Të ftuar në festën e organizuar nga Top Channel për suksesin e këtij formati, gazetarët kanë pyetur shumë të pranishëm rreth kësaj çështje.

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, i është përgjigjur disa pyetjes rreth pjesëmarrjes së Ledrit në “Big Brother VIP 2”.

E pyetur nëse do ta lejonte këngëtarin e njohur që të merrte pjesë në “Big Brother VIP”, duke qeshur ajo tha: Nuk jam shumë e sigurt.

Sara është përgjigjur se duhet të kujdesen për vajzën e tyre të dy teksa me humor ka shtuar se ai duhet të pyes Poem për këtë.

“Nuk e besoj se kemi gocën dhe duhet të kujdesemi të dy. Deri vitin tjetër, goca do flasë dhe duhet ta pyes gocën. Mua nuk më pyet njeri”, tha Hoxha.

Ndërsa kur u pyet se për kë bëri tifo në finalen e madhe kur mbetën vetëm Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, Sara tha për të dy.

Iliri ka rrëmbyer vendin e parë të edicionit të parë të “Big Brother VIP”.