A i dha lekë pas fitores Iliri? Sabiani: Unë ia kam falur 100 mijë euroshin…

Këtë miqësi kanë vazhduar dhe jashtë edhe pse pak ditë ka që ka mbaruar “Big Brother VIP”, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, të dy ishin të pranishëm në festën e madhe të organizuar nga Top Channel për suksesin që pati ky format të tillë.

I pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live ” në lidhje me fitoren e mikut të tij ai u përgjigj, Sabiani u përgjigj: Fitoi Iliri, fitoi Sabiani. Akoma nuk kemi bërë plane.

Gjithashtu ai u pyet edhe për ndarjen e shumës dhe reagimi i tij ishte epik.

“Pyetja më fal për shprehjen, më ordinere. Unë ia kam falur 100 mijë euroshin brenda nuk dua lek nga askush”, u shpreh Sabiani për “Shqipëria Live”.

Iliri mposhti Donaldin në finale duke dalë i pari i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.