LeBron James në histori të NBA

Basketbollisti i LA Lakers, LeBron James bëhet lojtari i shtatë me 10 mijë asistime dhe i 39-ti me 10 mijë kërcime në historinë e NBA.

James pas asistimit për Carmelo Anthony në ndeshjen ndaj Phoenix Suns, arriti 10,000 asistime dhe hyri në historinë e NBA.

Ai tashmë është lojtari i shtatë në histori të NBA që arrin në shifrën e 10,000 asistime. Ai i`u bashkua John Stockton, Jason Kidd, Chris Paul, Steve Nash, Mark Jackson dhe Magic Johnson të cilët kanë nga 10,000 asistime.

Ndërsa sa i përket 10,000 kërcimesh, ai është në mesin e 39 lojtarëve që kanë arritur atë numër kërcimesh, transmeton lajmi.net.

James është në sezonin e tij të 19-të në NBA dhe mesatarisht shënon rreth 30 pikë për lojë.