Leao për rinovimin me Milan: Duhet të fokusohem në Kupën e Botës, flas me skuadrën kur të kthehem

Rafael Leao ka dhënë disa komente lidhur me rinovimin e mundshëm me Milan.
‘Gazzetta’ i ka bërë Rafael Leaos një pyetje lidhur me rinovimin e mundshëm të kontratës, përcjell lajmi.net.

Lojtari portugez ka thënë se aktualisht fokusi i tij është vetëm te Kupa e Botës, kurse për të tjerat do të flasë me Milanin pasi të kthehet nga Katari.

“Jam i lumtur dhe krenar. Unë duhet të qëndroj i fokusuar në Kupën e Botës pastaj do të flas me Milanin, kur të kthehem”, ishte përgjigja e Leao.

“Ne jemi takuam me Maldini para se të vija te kombëtarja, ishte takim pozitiv”, shtoi ai, i pyetur nëse ka dëshirë të rinovojë.

Rafael Leao ka bërë paraqitje mjaft të mira në këtë Botëror, ndonëse s’ishte startues. Ai ka gjetur edhe golin.