Mbappe me lëndim, gjasat minimale që t’i luajë sonte 90 minuta

Kylian Mbappe mund të pushohet në ndeshjen e Francës ndaj Tunizisë.
Kombëtarja e Francës luan sonte ndeshjen e tretë në fazën e grupeve, përballë kombëtares së Tunizisë.

Para kësaj ndeshje, sipas raportimeve të ‘RMC Sport’, Kylian Mbappe po ndien një shqetësim në kyçin e këmbës, përcjell lajmi.net.

Didier Deschamps është duke shqyrtuar opsionin që ta pushojë yllin e PSG, pasur parasysh faktin që ‘Gjelat’ kanë siguruar kalimin tutje.

Edhe nëse Deschamps vendos ta aktivizojë Mbappen, gjasat janë minimale që lojtari t’i luajë 90 minuta të plota.

Ndeshja mes Francës dhe Tunizisë luhet me fillim nga ora 16:00.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Deschamps për Mbappe.