Ronaldo afër marrëveshjes me Al-Nassr, do t’i fitojë 200 milionë euro për sezon

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo pritet ta vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo pritet të kalojë te skuadra e Al-Nassr, pasi shkëputi bashkëpunimin me Manchester United.
Sipas raportimeve nga ‘Marca’ dhe Felix Diaz, Ronaldo është gati të firmosë kontratë dyvjeçare, përcjell lajmi.net.

Me këtë kontratë, portugezi do të fitonte rreth 200 milionë euro për sezon, përfshirë pagën dhe marrëveshjet për marketing.

Mbetet të shihet nëse kjo kontratë do të finalizohet pasi CR7 të kthehet nga Kampionati Botëror.