Le të bëhen bashkë Thaçi, Isa Mustafa e Lista Serbe, Albini prap i mposhtë me Vetëvendosjen

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje pasi të mbarojë kriza e pandemisë.Ai ka thënë se nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka popullin pas vetes, kot do ta ketë qeveria e re teknike e prirë nga LDK-ja, përcjell Bota sot.“Kot bëhen bashkë Thaçi, Mustafa, Veseli, Haradinaj, Limaj, Pacolli dhe Lista serbe”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Loshit:Nëse sondazhi që tregon se Vetëvendosja sot do të fitonte 52 për qind të vendeve në parlament, e që sipas të gjitha gjasave ky sondazh është objektiv, atëherë Kosova duhet të shkojë në zgjedhje menjëherë pasi të mbarojë kriza e pandemisë.

Kot bëhen bashkë Thaçi, Mustafa, Veseli, Haradinaj, Limaj, Pacolli dhe Lista serbe.Kot Kushtetuta lejon formimin e qeverisë të prirë nga LDK. Nëse Albin Kurti e ka popullin pas vetes, ai popull ka me e gjet rrugën se si me çu në vend vullnetin e vet.