Bombë nga Taravari: Ali Ahmeti ka insistuar te Zaevi të quhemi “20 për qind” e jo shqiptarë!

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka lëshuar një “bombë” në emisionin “Click Plus” në Tv 21. Ai për herë të parë ka zbuluar se ka qenë lideri i BDI-së që ka penguar heqjen e 20 % për shqiptarët në Maqedoni.

“Gjatë bisedimeve me Zoran Zaevin ai na ka treguar se ka qenë Ali Ahmeti që e ka kushtëzuar të mos hiqet 20 përqindëshi për shqiptarët. Edhe pse pretendonim për shtet të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, Ahmeti e kishte bërë këtë”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se këtë do ta përmirësojmë pas 12 prillit me ndryshimin që do vijë ku do të kemi “Shtet për të gjithë”.

Debati i plotë: