Lazim Destani uron futbollistët: Falëmnderit Shkëndija që na solle fitore nga Rumania!

Lazim Destani ka uruar fitoren e Shkendijes me një postim ne rrjetin e tij social facebook:
Urime Shkëndija!
“Gëzuar fitorja e bukur dhe e vlefshme që sonte nga Rumania na solli plot gëzim. Uroj ta vazhdoni këtë ritëm loje edhe në ndeshjen e radhës në raundin e tretë të ndeshjeve eliminatore në Liga Europa. Le ta presim me krenari e dinjitet skuadrën e famshme të Totenhemit në Shkup!”, ka shkruar Destani.

Shkëndija shënoi fitore në Rumani kundër Botoshani me rezultat 0:1 dhe u kualifikua në xhiron e tretë të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në garën e dytë sipas cilësisë në Evropë hapi rezultatin në minutën e tretë, ndërsa shënues i golit ishte Besart Ibraimi me goditje të bukur nga distanca.

Rumunët luajtën ndeshje të mirë dhe patën disa raste të mira, por Kostadin Zahov shpëtoi disa goditje të mysafirëve.

Shkëndija nga minuta e 67-të luajti me një lojtar më pak, pasi Armend Alimi mori kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuq, por edhe me një lojtar më pak, skuadra tetovare arriti të ruajë epërsinë.