Ministri i jashtëm rus tha se sa më shumë vendet perëndimore të dërgojnë armë në Ukrainë, aq më shumë do të zgjasë konflikti, sipas The Guardian.
Duke folur gjatë një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Turkmenistan, Sergei Lavrov tha gjithashtu se Rusia nuk shënjestroi qendrën tregtare në qytetin ukrainas Kremenchuk të hënën.
Rikujtojmë se të paktën 36 persona janë ende të zhdukur pas sulmit rus me raketa në një qendër tregtare.
Ndërkohë 18 persona kanë humbur jetën.