Lavdrimi, kumanovari nga Austria kampion Botëror Junior – “shkeli të gjithë kundërshtarët” (Foto-Video)

Albion MEMETI

Rrahu të gjithë kundërshtarët me radhë. Të gjithë i detyroi para kohe të dorëzohen. Me një lehtësi të madh i rrahu sfiduesit pothuajse deri në dorëzim të detyrueshëm, njesoj sikurse edhe kundërshtarin e mbrëmshëm. Quhet Lavdrim Rexhepi kumanovar me origjinë jeton Austri. Lavdrim prej mbreme, ku kishte sfiden me te rendesishme te karrieres, eshte Kampion Boterore Junior. Ne sallen e qytetit Linz te Austrise te mbushur perplote me tifozë shqiptarë nga te gjitha shtetet europiane, Lavdrimi “shkatërroi” kundershtarin e tij që në raundin e tretë, nga gjithsejt pesë raunde. Lavdrimi në këtë mënyrë me gjithë këtë sukses kulmor, e pret nje ardhmëri shumë suksesshme.