Eriksen për të ardhmen e tij: Kam një ide, por nuk e di çfarë do të ndodhë

Christian Eriksen ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

E ardhmja e Eriksen është e paqartë. Në qershor ai do të jetë lojtar i lirë dhe disa ekipe kanë shfaqur interesim për të.

Danezi tha se ka një ide lidhur me të ardhmen, por nuk e di se çfarë do të ndodhë.

“Unë kam një ide, por çfarë do të ndodhë nuk e di. Por Brentford është padyshim në kategorinë e një prej klubeve”, ishin fjalët e mesfushorit për ‘BBC Sport’ përcjell lajmi.net.

Eriksen tha se nuk ka vendosur ende, por vendimi i tij do të varet nga ana profesionale dhe personale e tij.

“Nuk e di se çfarë ka e ardhmja. Do të jetë një vendim nga perspektiva sportive, por edhe një perspektivë familjare që do të përfshijë vendimin se ku do të shkojmë”, vazhdoi mesfushori.

Ai gjithashtu u pyet nëse do të vazhdojë me Brentfordin, ai u përgjigj:

“Ata janë, ata patjetër janë. Nuk e kam vendosur 100% se ku do të shkoj”, përfundoi danezi.

Tottenham së fundmi kanë shfaqur interesim më të madh për të rikthyer mesfushorin në ekip.