Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian U23

Ajo ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian U23 të xhudos, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Fazliu në finalen e kategorisë deri në 63 kilogramë e mposhti xhudisten gjermane Annabelle Winzig.

22-vjeçarja këtë luftë e fitoi me “Ippon”, transmeton lajmi.net.

Xhudistja kosovare fitoi tri ndeshje për të kaluar në finale.

Ajo në raundin e parë ishte pa lojë, në raundin e dytë mposhti me “Ippon” garuesen lituaneze, Aida Vasiliauskaite.

Në çerekfinale ajo e mposhti me “Ippon” garuesen nga Italia, Flavia Favorini, kurse për të kaluar në finale triumfoi me “Wazaari” ndaj hungarezes, Brigitta Varga.