Driton Kuka pas suksesit të Laurës: Shkëlqeu sot dhe po sjellë medaljen e artë në Kosovë

Trajneri Driton Kuka ka reaguar pas suksesit të Laura Fazliut në xhudo.

Fazliu në finalen e kategorisë deri në 63 kilogramë e mposhti xhudisten gjermane Annabelle Winzig.

22-vjeçarja këtë luftë e fitoi me “Ippon” dhe siguroi medaljen e artë për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Xhudistja kosovare fitoi tri ndeshje për të kaluar në finale.

Ajo në raundin e parë ishte pa lojë, në raundin e dytë mposhti me “Ippon” garuesen lituaneze, Aida Vasiliauskaite.

Në çerekfinale ajo e mposhti me “Ippon” garuesen nga Italia, Flavia Favorini, kurse për të kaluar në finale triumfoi me “Wazaari” ndaj hungarezes, Brigitta Varga.

Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm për Laurën ka reaguar edhe Driton Kuka.

Ai shprehu se sot xhudistja kosovare ka shkëlqyer dhe po sjellë medaljen e artë në Kosovë.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Kukës: