Laporta, merr postin e presidentit të Barcelonës

Joan Laporta ka fituar zgjedhjet presidenciale te skuadrws sw Barcelonës. Rreth 57 mijë anëtarë kanë votuar për postin e presidentit të Barcelonës, ku ishin tre kandidatë: Joan Laporta, Viktor Font dhe Toni Freiksa.

Në fund, Laporta fitoi bindshëm duke marrë plotë 56.7 për qind të votave, derisa janë numëruar rreth 75 për qind të të gjitha votave. Pas tij, u rendit Fonte me 31.17 për qind, derisa Freiksa në vendin e tretë me 10.05 për qind.