Lapidari i UÇK-së në Sllupçan përurohet më 2 maj

Punimeve për ngritjen e Lapidarit të UÇK-së, në fshatin Sllupçan të Kumanovës, duket se po i vjen fundit, shkruan gazeta LAJM. Ndonëse ndërtimi i tij ishte premtuar që pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001, i njëjti pritet të përurohet më 2 maj 2022, respektivisht në përvjetorin e fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në komunën e Likovës.

“Atë që dëshmorët dhanë për lirinë tonë, sot ngrisim Kullë përkujtimore për t’i përkujtuar gjithë jetë veprën e tyre heroike. Kulla përkujtimore për 2 Maj do të jetë gati për përurim. LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT”, ka shkruar kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.